Izraeli përdor inteligjencën artificiale në luftime, shefi i OKB-së shqetësohet

Destruction in Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka shprehur shqetësime lidhur me raportet për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) nga Izraeli në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet se fushata e bombardimeve të ushtrisë izraelite përfshin AI si një mjet në identifikimin e objektivave, duke rezultuar në një nivel të lartë të viktimave civile”, shkroi ai në X.

“AI duhet të përdoret si një forcë për të mirën për të përfituar botën; jo për të kontribuar për të zhvilluar luftë në një nivel industrial, duke mjegulluar përgjegjësinë”, shtoi Guterres.

Fjalët e tij vijnë në kohën e intensifikimit të shqyrtimit ndërkombëtar të fushatës ushtarake të Izraelit, pasi sulmet ajrore të shënjestruar vranë disa punonjës të huaj të ndihmës që shpërndanin ushqim në enklavën palestineze.

Një hetim i fundit nga botimi i lajmeve në internet +972 Magazine zbuloi gjithashtu se ushtria izraelite ka përdorur inteligjencën artificiale për të ndihmuar në identifikimin e objektivave të bombardimeve në Gaza, dhe citoi zyrtarë të inteligjencës izraelite që ishin përfshirë në programin e supozuar.

Kur u pyet për akuzat, një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk e kundërshtoi ekzistencën e mjetit, por mohoi se AI ishte përdorur për të identifikuar “terroristët” e dyshuar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share