Pesë hapa për të qetësuar ankthin dhe depresionin në jetën tua

Megjithëse mund t’ju tingëllojë si një sëmundje e viteve të fundit, ankthi, depresioni apo të tjera të kësaj familje, kanë qenë dhe po përhapen janë çdo ditë e më shumë.

Sipas të dhënave të ndryshme, për vitin 2018 numërohen në të gjithë botën, 970 milion persona që vuajnë nga këto lloje të çrregullimeve mendore. Në këtë shifër, rreth 584 milion prej tyre vuajnë vetëm nga depresioni dhe ankthi.

Duke marrë parasysh këtë përhapje të madhe të këtyre sëmundjeve, përtej mjekimeve, ekspertët këshillojnë edhe kujdesin personal për shëndetin mendor. E rëndësishme sipas tyre është të merrni masa për kontrollin e mënyrës tuaj së të menduarit.

Pesë hapa të thjeshtë si të qetësoni ankthin që ju kaplon çdo ditë:

Qetësoni mendjen: Shkaktar për gjendjen e vazhdueshme të ankthit është pa dyshim mënyra e gabuar e të menduarit. Sipas ekspertëve, personat që ndjejnë se vuajnë nga këto çrregullime duhet të mundohen të provojnë mënyra të reja të të menduarit. Për ta bërë këtë, ju duhet të fokusoheni vetëm në mendime që ju bëjnë të ndiheni mirë, optimistë e pozitivë. Në këtë mënyrë do të arrini të aktivizoni një pjesë të trurit në lobin e përparmë, i cili është përgjegjës për sjelljen emocionale dhe intelektuale.

Largoni frikën: Personat që vuajnë nga ankthi kanë tendencën të kenë mendime negative dhe pritshmëri të gabuara për veten e tyre. Nëse mendoni vazhdimisht se diçka do të shkojë keq, mendimet dhe frikërat në kokën tuaj do të vijnë duke u shtuar. Prandaj mundohuni ta kaloni këtë fazë duke kuptuar dhe pranuar frikërat apo mendimet që ju bëjnë të ndiheni jo mirë. Ekspertët këshillojnë përballjen me këto lloj simptomash, në mënyrë që të fitoni konfidencë tek vetja dhe të shkoni përtej sëmundjes. Në çdo ngjarje të pakëndëshme të përditshmërisë, mundohuni të vlerësoni rrethanat në të cilën ndodhi dhe mundësinë që kjo situatë e pakëndëshme mund të ndryshojë dhe nuk është e përherëshme.

Shoqërohuni me personat e duhur: Nëse vuani nga ankthi, është tërësisht e rëndësishme të mos qëndroni vetëm. Rrethohuni nga persona optimistë, të cilët ju dhurojnë një pikëpamje tjetër të menduari. Mjekët thonë se kur dëgjoni një njeri optimist, edhe mendja juaj mund ta kultivojë këtë mënyrë të menduari. Fokusohuni tek ngjarjet pozitive dhe jini më të hapur ndaj ndryshimeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share