Turqia pranon t’i sigurojë Egjiptit dronë

Turqia ra dakord të ofrojë dronët e saj gjithnjë e më të popullarizuar në Egjipt pasi të dy vendet normalizuan marrëdhëniet pas një dekade ndërprerjeje, tha të dielën ministri i Jashtëm, Hakan Fidan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të udhëtojë në Egjipt më 14 shkurt për t’u takuar me homologun e tij Abdel Fattah al-Sisi, në vizitën e tij të parë që kur Ankaraja dhe Kajro përmirësuan marrëdhëniet duke emëruar ambasadorë vitin e kaluar.

Fidan i tha televizionit privat A Haber se udhëheqësi i Turqisë do të diskutojë çështje dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë me Sisin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Normalizimi në marrëdhëniet tona është i rëndësishëm që Egjipti të ketë teknologji të caktuara. Ne kemi një marrëveshje për të ofruar (Egjiptit) mjete ajrore pa pilot dhe teknologji të tjera,” tha Fidan, pa elaboruar më tej.

Kërkesa ndërkombëtare për dronët turq është rritur pas ndikimit të tyre në konfliktet në Siri, Libi, Azerbajxhan dhe Ukrainë. Etiopia, e cila ka marrëdhënie të ftohta me Egjiptin për një digë hidrocentrale në Nilin Blu, është ndër blerësit e dronëve turq, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share