Momentet e fundit të jetës së Prigozhin, bënte selfie nga Afrika

Në mediat sociale janë publikuar fotot e fundit të jetës së kreut të Wagner, Prigozhin, përpara se të humbiste jetën në një aksident ajror pranë Moskës javën e kaluar.

Fotot e publikuara janë momentet e fundit gjallë të Prigozhin, i cili ndodhej në Afrikë.

Ai ka bërë selfie me banorët vendas, ku në këto foto është shfaqur i qeshur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Besohet se vendndodhja e Prigozhin në këto foto ka qenë Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qëndrore.

Ish-udhëheqësi mercenar si rrallëherë kishte hequr uniformën ushtarake në takimet me qytetarët në Afrikë, duke shtrënguar duart dhe përqafuar me ta.

Pas takimit me banorët e Banguit, Prigozhin shkoi në Mali, ku veshi përsëri uniformën ushtarake. Pikërisht në këtë vend bëri edhe një video ku shfaqej vetë ai duke zbuluar se grupi Wagner po luftonte në Afrikë.

Disa ditë më vonë, Prigozhin mbeti i vrarë në aksidentin ajror.

Fotot e fundit të Prigozhin u publikuan në internet pasi autoritetet ruse konfirmuan zyrtarisht vdekjen e tij.

/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share