Turqi/ Sulm me armë në godinën e Federatës së Futbollit

Në drejtim të Selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) pranë Stambollit është gjuajtur sot me armë zjarri.

Sipas mediave lokale turke nuk ka pasur të lënduar.

Sipas agjencisë private të lajmeve “DHA”, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm, raporton Fanatik.com.

Autorët janë larguar me makinë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Selia e TFF ndodhet në Riva, në verilindje të Stambollit, në brigjet e Detit të Zi.

Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya bëri një deklaratë në lidhje me sulmin e armatosur kundër godinës së TFF,duke thënë se “Dënoj fuqishëm sulmin e armatosur në ndërtesën e administratës së Federatës Turke të Futbollit në Riva.

Ndërsa bëhet e ditur se një hetim në shkallë të gjerë ka nisur në lidhje me sulmin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share