NBA: Basketbollisti gjerman Denis Shreder rikthehet te LA Lakers

Ylli i kombëtares së Gjermanisë, basketbollisti Denis Shreder, pas suksesit në Eurobaskt 2022, vendosi që të rikthehet te skuadra e Los Angelos Lakers në NBA, duke firmos kontratë njëvjeçare.

Kjo është hera e dytë që basketbollisti gjerman bëhet pjesë e skuadrës së NBA nga Los Anxhelosi, pas sezonit 2020/21, kur nuk vazhdoi qëndrimi te kjo skuadër edhe pse kjo e fundit ofroi 84 milion dollar për kontratën e re 3 vjeçare.
Vitin e kaluar, Shreder luajti për Bostonin dhe Hjustonin dhe si basketbollist i lirë, tani vjen në radhët e Lejkersave, duke firmosur kontratën në vlerë prej 2.4 milion dollar.

Lebron Xhejms përshëndeti rikthimin e basketbollistit gjerman, ndërsa në agazhimin e tij, më shumë ka insistuar trajneri Darvin Hem.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share