Turqi: Rrethi i dytë do ta përcaktojë presidentin?!

ERDOGANI – 49.42%, KILIÇDARIOGLU – 44.95%

Qytetarët turk, sipas të gjitha gjasave, do të votojnë edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 28 Maj ku do të përballen shefi shumëvjeçar i shtetit, Taip Erdogan dhe kandidati opozitar, Kemal Kiriçdaroglu, njofton KlanM.

Mediat turke raportojnë se në epërsi gjendet Erdogani me 49.42% të votave kundrejt Kiriçdarioglut me 44.95%. Në vendin e tretë renditet kandidati Sinan Ogan me 5.20%.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti Rexhep Taip Erdogan iu drejtua mbështetësve të tij nga ballkoni i selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim – AKP

“Edhe pse si kemi rezultatet përfundimtare, ne kemi epërsi të madhe. Kombi ynë solli vendimin e tij” – tha Rexhep Taip Erdogan.

Fitore në raundin e dytë paralajmëroi edhe kandidati opozitar.

“Në rrethin e dytë do t`i fitojmë zgjedjet. Erdogani dhe partia e tij nuk I morën rezultatet që i pritnin. Dëshira për ndryshime në shoqëri është më e madhe se 50%” – tha Kemal Kiliçadrioglu, kandidat i opozitës.

Kiliçdarioglu, sic njofton KlanM, ka epërsi në qendra të mëdha urbane sikurse në Stamboll, Ankara, Izmir, Antali dhe në Adana.

Erdogani nga ana tjetër fitoi në Bursa dhe Konja.

Kiliçdarioglu fitoi bindshëm në lindje të vendit, të populluar nga kurdët. Erdgani ishte dominant në pjesën qendrore të vendit dhe në veri.

Rrethi I dytë, sic njofton KlanM, do të mbahet më 28 Maj dhe pritet të vendosin edhe votat e kandidatit të tretë Sinan Ogan.

Votuesit e tij, kryesisht janë me orientim politik djathtist dhe kanë kritikuar Kiriçdarioglun për qëndrimin e butë ndaj rebelëve kurd në lindje, që sipas analistëve pritet të tjetë një nga treguesit se Erdoganin e pret një fitore e sigurtë në rrethin e dytë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share