Trupat serbe afër kufirit, Mujanoviq: Vuçiqin duhet konfrontuar, nëse s’ka siguri Kosova, s’ka as Bosnja e as Evropa!

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka thënë se janë harruar provat e fushatës së ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës pasi Kurti publikoi pamje të kufirit të Kosovës me Serbinë dhe tha se trupat e ushtrisë serbe janë afër kufirit.

Ai ka thënë se nëse Kosova nuk është e sigurt, nuk është as Bosnja, Mali i Zi e as Evropa.

“BeH i është dhënë staturi negociator i BE’së, ne kemi harruar shumë prova të jashtëzakonshme të fushatës së vazhdueshme të ngacmimit të dhunshëm të Serbisë kundër Kosovës. Nëse Kosova nuk është e sigurt, nuk është as Bosnja, as Mali i Zi e as Evropa. Vuçiq duhet konfrontuar”, ka shkruar ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share