Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, mund të fillojë të konfiskojë asetet e Trump, si llogaritë e tij bankare dhe pronat

Kjo e hënë shënon afatin e fundit për ish-presidentin amerikan Donald Trump që të paguajë gjobën prej 454 milionë Dollarësh që është vënë ndaj tij nga Gjykata në Nju Jork pasi ka mashtruar për vlerën e aseteve që ai zotëron. Avokatët e ish-presidentit amerikan i kanë thënë gjykatës se është e pamundur që Trump të mbledhë këtë shumë në një kohë kaq të shkurtër.

Dështimi për të paguar gjobën brenda afatit të caktuar mund të sjellë për Donald Trump sekuestrimin e aseteve të tij me kërkesë nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut. Avokatët e Trump i kërkuan një gjykate të Apelit që të vononte zbatimin e vendimit, duke argumentuar se shuma ishte e tepruar. Por, kandidati republikan që sfidon presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 Nëntorit në SHBA, tani përballet me një sërë problemesh financiare, duke përfshirë mbledhjen e fondeve për fushatën që mbetet pas rivalit të tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Klan News