Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Calvados në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. Një zjarr i madh ka përfshirë një stallë kuajsh garash në Bernesque, duke rezultuar në humbjen tragjike të jetës së më shumë se 70 kuajve.
Flakët, të cilat filluan rreth orës 5:40 të mëngjesit, lanë pas vetes vetëm rrënoja të objektit prej 1000 metrash katrorë dhe një të ri 21-vjeçar me lëndime serioze në duar, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Ekipet e zjarrfikësve, të përbërë nga më shumë se njëzet persona dhe gjashtë automjete, u përpoqën të kontrollonin situatën, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk arritën të shpëtojnë kuajt e bllokuar. Autoritetet ende po hetojnë shkaqet e këtij zjarri devastues.