Japoni | Boeing 737 bëri ulje urgjente në aeroport – kishte plasur dritarja

Boeing 737 i linjës ajrore japoneze ANA (All Nippon Airways) u kthye dje në aeroportin e qytetit Sapporo, pasi gjatë fluturimit ishte zbuluar një plasaritje në njërën nga dritaret e kabinës, njoftoi rrjeti televiziv britanik BBC, përcjell KlanM.

Avioni po fluturonte për në Toyama. Plasaritja u shfaq në shtresën më të jashtme të katër shtresave të dritareve që rrethonin kabinën. Incidenti nuk ishte serioz, por nëse nuk zgjidhej, mund të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë një ekspert i aviacionit, duke shtuar se nga ky incident nuk ka pasur të lënduar.

Një zëdhënës i linjës ajrore japoneze ka thënë se plasaritja ishte zbuluar teksa avioni kishte fluturuar mbi qytetin Hakodate, përcjell KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Eksperti i aviacionit John Strickland tha se shkaku i plasaritjes është ende i panjohur.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra të tilla, ndoshta diçka godet dritaren, për shembull një zog… Herë pas here mund të ketë një çarje për shkak të konsumimit, por kjo është shumë e rrallë”, thotë eksperti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share