Tragjedi familjare në Shkup | Dyshohet se djali ka vrarë babanë e tij!

Një ngjarje e rëndë e tragjike ka ndodhur sot në Shkup, ku një 75 vjeçar ka humbur jetën pas goditjes me thikë, përcjell KlanM. Rastin e rëndon më shumë fakti se i dyshuar për vrasjen e 75 vjeçarit, është djali i tij 28 vjeçar nga Shkupi.

“Sot rreth orës 16 nënpunësit policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar 28 vjeçarin A.P nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara se me mjet të mprehtë në shtëpinë e familjes e ka vrarë babanë e tij, 75 vjeçarin B.P”, thonë nga MPB.

Vdekjen e kanë konstatuar ekipi i Urgjencës, ndërsa nga policia thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share