Mexhiti – Grubit: “Artan shoku i Ledrit, nuk mund ti nënçmosh shkupjanët”

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetin social facebook ka kritikuar Artan Grubin duke e thirur si shoku i Ledrit.

“Artan, shoku i Ledrit. Shkupi dhe shkupjanët kanë ditur të respektojnë dhe përqafojnë çdokënd, pa pyt fare se nga vjen dhe prej nga e ka prejardhjen.

Falë këtij mentaliteti, sot në Shkup bashkëjetojnë shqiptarë nga Presheva e deri nga Jugu i Shqipërisë, gjë për të cilën mburrem si shkupjan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ti mund dhe duhet të jesh krenar me prejardhjen tënde gjakovare, por kjo nuk të jep të drejtë të nënçmosh Shkupin dhe Shkupjanët, që me zemërgjërësi e bujari pritën vëllezërit e motrat prej kudo.

E shkupjani me të vërtetë e ka zemrën e madhe Artan, por një gjë nuk e toleron, nuk ta fal, përbuzjen dhe nënçmimin.

E për fund Artan, thënia gjakovare thotë “hajt bac t’u rrittë mendja” – shkruan Izet Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share