Pacientë mbrojnë spitalin privat “ Zhan Mitrev” (VIDEO)

Në kohë kur ende nuk janë amortizuar reagimet rreth rastit të Spitalit Privat “Zhan Mitrev”, pacientë kanë dale në mbrojtje të këtij spitali. Thonë se janë trajtuar mirë në këtë institucion privat shëndetësor, raporton Klan M.

Katër persona të cilët pohojnë se kanë qenë pacientë në klinikën Zhan Mitrev ishin vetë organizuar dhe thirren konferencë për media për të mbrojtur mjekun në fjalë. E kur i pyetem se si janë organizuar dhe a kanë marrë kompenzim financiar për të mbrojtur Zhan Mitrevin, u përgjigjen kështu:

Kush u thirri këtu për të dalë para mediumeve sot?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ne vetë u mlodhem që të jemi sot këtu, ne kemi qënë pacient këtue, pamë në televizor se si vetëm njëra anë u paraqit dhe vendosëm të themi anën tonë.

– Nuk ju është ofruar ndonjë vaucer nga Zhan Mitrev për të ardhur këtu?

Jo, jo asgjë

– A e keni pa dokumentar nga IRL dhe cfar mendimi keni?

– Jo nuk e kam pa, ketu kam qene nje muaj dhe e kam bo filtrimin.

– Kush u thirri qe sot te jeni ketu?

– Vet kemi ardh

– Nga u informuat se keni shtyp sot dhe te dilni para kamerave?

– Vet në facebook me shoket.

– Kush ju kontaktoi?

– Shoku im i dhomës më kontaktoi për të ardhur këtu.

– Kush u informoi se duhet te jeni ketu sot?

– Rastesisht u degjove me kolegun e dhomes qe ishim

Edhe pse njëri kishte paguar 20 mijë euro e tjetri ka marrë borxh për të paguar mjekim, ishin të kënaqur nga trajtimin në këtë klinikë.

Sa kan paguar këtu që të shërohi?

– Kam paguar 20 mi euro.

Sa keni paguar?

– Nuk e di sa kam paguar sepse fëmijet paguajten për mua, nuk me informuan por përafërsisht e di se kanë paguar 3 apo 4 mi euro, unë nuk ishe në hemofiltim.

Pacientët drejtuan akuza kundër IRL-së. Sipas tyre, në materialet e këtij rrjeti hetimor nuk janë thënë të gjitha të vërtetat, e nga IRL-ja menjëherë reaguan të cila tha për Klan M thanë:

“Nuk dua të spekuloj por e gjithë ajo ngjan në një kohë kur kishim protesta dhe kontra protesta, por shëndeti i pacientëve nuk mund të jetë një arenë ku disa qendra të fuqisë do të promovojnë narativa të reja që të bëjnë ndarjen e popullatës. Gjithsesi bëhet fjalë për të drejtë të garantuar me ligj, nuk dua të spekuloj për qëllimet e kësaj ngjarje, por apeloj tek të gjithë të involvuarit në këtë lëndë të përmbahen nga keqpërdorimet e mundshme” – deklaroi Saska Cvetkovska – IRL.

Kujtojmë se, sipas të dhënave të hulumtimit të IRL-së – “Gjaku i papastër”, Klinika e Zhan Mitrevit gjatë mjekimit të pacientëve me covid – 19 ka përdorur metodën e hemofiltrimit. Për këtë mjekim pacientët kanë paguar shuma të mëdha të parave, por praktikisht ajo ka qenë studim klinik dhe pacientët e as familjarët e tyre nuk kanë qenë të njoftuar për këtë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share