Thirren në stacion policor Bilall Kasami dhe Visar Ganiu

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu thirret pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe.

Edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka pasur thirrjen e njejtë mirëpo nuk është paraqitur në polici.

Ganiu dhe Kasami thirren në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus.

Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu. Një ditë më parë Ganiu dhe Kasami thanë se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share