Mickoski: Pranojmë ndryshimet kushtetuese vetëm nëse …

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski së fundmi ka thënë se partia e tij do të pranonte t’i votojë ndryshimet kushtetuese, por me kushtin që ato ndryshime të hyjnë në fuqi pas anëtarësimit të vendit në BE, informon Klan Macedonia.

Sipas tij, kjo do të bëhej me garancë të BE-së dhe SHBA-së, ndërsa ripërsërit edhe një herë qëndrimin për mundësinë e qeverisë së zgjeruar kalimtare, por pa BDI-në brenda.

“Kam bërë një propozim dhe do ta përsëris atë propozim. Qeveri po, le të jetë një qeveri kalimtare që do t’i organizojë zgjedhjet e ardhshme, dhe në atë qeveri kalimtare VMRO-DPMNE nuk dëshiron të jetë bashkë me BDI-në. Nëse amendamentet kushtetuese janë në rend dite, VMRO-DPMNE do të hynte në atë proces vetëm nëse ndryshimet e kushtetutës hyjnë në fuqi pasi vendi të bëhet anëtar i BE-së”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share