“The Guardian” për Shqipërinë: Vend me histori dhe surpriza të pafundme

Gazeta britanike e prezanton vendin tonë përmes përjetimeve të shkrimtarit Jacob Mikanowski

Një vend me histori intriguese, mikëpritje të pakufishme dhe surpriza të pafundme. Kështu e cilëson prestigjozja britanike “The Guardian” vendin tonë në një artitull dedikuar turizimit.

Shkrimtari Jacob Mikanoëski udhëtoi gjatë katër viteve të fundit në 17 vende për librin e tij ‘Goodbye Eastern Europe’. Në vitin 2019 ai realizon një udhëtim në Shqipëri që i ka lënë jo pak mbresa.

Shkrimtari shkel në tokën shqiptare përmes pikës kufitare të Liqenit të Ohrit. Për nga aty ai viziton qyetin e Pogradecit. Fillimisht duket disi i shkretë thotë ai, por me muzgun e natës qyteti gumëzhin nga njerëzit në restorante dhe kafene. I njohur gjithashtu si “qyteti i barinjve” shkrimtari njihet edhe me Voskopojën, dikur kryeqyteti jozyrtar i vllehëve.

Voskopoja është një fshat i këndshëm në një luginë të vogël të rrethuar nga male të mbuluara me bredha. I kënaqur me vizitën e parë ai bën një udhëtim të dytë në vendin tonë, por këtë herë ndalesa e parë është Tirana. Kryeqyteti sipas “The Guardian” është vendi më i mirë për t’u njohur me periudhën më të errët të historisë së vendit ,diktaturën 40-vjeçare të Enver Hoxhës.

Vendi perfekt për ta bërë këtë është muzeu “Shtëpia e Gjetheve” i cili nuk është i vetmi. Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi ofron një panoramë të Shqipërisë së mesit të shekullit të 19-të.

Thethi, Berati por edhe Gjirokastra janë ndër vendet e tjera që artikulli ndalet.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale shkrimin e prestigjiozes britanike ku thekson se Jakob erdhi me mëdyshje, por u largua nga Shqipëria më përjetime të forta.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share