Vrasësi në arrati, dyshohet se ka marrë pengje

Ka arritur në 8 numri i viktimave nga sulmi i armatosur në Mlladenoc të Serbisë, raporton Klan Macedonia.

Siç mëson Kurir nga terreni, vrasësi i dhjetëfishtë U. B. ndodhet ende në fshatin Shepshin, ku policia e ka rrethuar. Negociatat janë duke u zhvilluar dhe dyshohet se vrasësi ka marrë pengje në shtëpi, përcjell Klan Macedonia.

Në të shtënat që kanë ndodhur në afërsi të Mlladenovcit, kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, mëson “Telegraf.rs”.

Policia ka nisur kërkimet për Urosh Blazhiq, 21 vjeçar, i cili për herë të fundit është parë afër Mali Pozharevcit.

I dyshuari është me një veturë të tipit “Mercedes”.

Në sulmin e përgjakshëm, ai plagosi shtatë persona të tjerë. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë.

Ai qëlloi viktimat me automatik dhe dyshohet se ende është i armatosur. Policia ka bllokuar daljet nga Beogradi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share