Tetovë: Dyshohet se vrau 16 vjeçarin, paraburgim për 17-vjeçaren

SPB-TETOVË: NË BISEDË INFORMATIVE, 17-VJEÇARJA KA PRANUAR VEPRËN

Paraburgim prej 30 ditësh ka kërkuar prokruoria për një 17-vjeçare nga fshati Rogël e Tetovës pasi e njejta dyshohet se e ka sulmuar me mjet të fortë të miturin nga fshati Novosellë I cili u gjetë pa shenja jete në rrugën për në Banjën e Tetovës. Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi ka njoftuar se një 17-vjeçare gjatë ditës së djeshme në bisedë zyrtare me policinë ka pranuar veprën e vrasjes së 16-vjeçarit.

“Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi ne afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit” – tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i sektorit për punë të brendshme, Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë njoftuan se në gjykatën kompetente ka dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore kundër personit i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Vajza e dyshuar 17-vjeçare i ka marrë qëllimisht jetën një djali 16-vjeçar. Pas një debati verbal në makinë në afërsi të vendit të quajtur “Banjiçe”, ajo e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Më pas ajo e ka hedhur në lumin Shkumbin dhe personi është gjetur i vdekur në lum. Prokurori publik kompetent ka dorëzuar në Gjykatë propozim për caktimin e masës së paraburgimit” – thonë nga Prokuroria Themelore.

Trupi i pajetë i gjashtëmbëdhjetë vjeçarit u gjet në ujërat e lumit “Shkumbin” në Tetovë një ditë pasi familja kishte denoncuar se është zhdukur. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share