Aksident i rëndë në lagjen Aerodrom të Shkupit (FOTO)

Në Aerodrom të Shkupit, një veturë është përmbysur në udhëkryqin e ri para pishinës ushtarake, afër shkollës fillore “Ljuben Lape”, informon Klan M.

Për momentin nuk ka informacione për viktima apo persona të lënduar, por tashmë në rrjetin social Facebook janë shfaqur foto nga aksidenti i tmerrshëm.

Siç shihet në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Renault Megane” që ka vetëm dëme të lehta materiale dhe një veturë tjetër i cili është përmbysur.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin se si erdhi deri te aksidenti, më shumë detaje priten gjatë ditës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share