Tërmeti trondit Kinën, 46 persona humbin jetën

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.6 ballë që goditi Kinën jugperëndimore, shkruan BBC. Tërmeti tronditi provincën Sichuan në një thellësi prej 10 km.

16 persona rezultojnë të zhdukur dhe 50 të tjerë të plagosur, sipas mediave kineze.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lëkundja sizmike ndërpreu linjat e telekomunikacionit dhe shkaktoi rrëshqitje dherash që shkaktuan “dëme serioze”.

Epiqendra e tërmetit ishte në Luding, një qytet në një rajon të largët malor që ndodhet rreth 226 km në jugperëndim të Chengdu, sipas qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

Transmetuesi shtetëror CCTV tha se 17 njerëz vdiqën në qytetin e Ya’an, ndërsa 29 vdekje u raportuan në prefekturën fqinje të Ganzi.

Lëkundjet tronditën ndërtesat në Chengdu dhe në qytetin fqinj të Chongqing, duke lënë rrugë të bllokuara dhe duke ndërprerë linjat e komunikimit në zonat ku jetojnë më shumë se 10,000 banorë.

Më shumë se 500 punonjës shpëtimi janë dërguar në epiqendër, ndërsa punëtorët po punonin për të pastruar bllokimet e rrugëve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut. Banorët e Chengdu raportuan se kishin parë njerëz që po dilnin nga apartamentet e tyre në panik pasi morën alarme për tërmet në telefonat e tyre. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share