SHBA-ja e pranon: Kemi dronë mbi Gaza

SHBA-ja ka konfirmuar për herë të parë se ka mbi Gaza dronë vëzhgues. Kjo masë është marrë që pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 Tetor.

Zëdhënësi i Pentagonit tha në një deklaratë se dronët po operojnë në mbështetje të përpjekjeve për lirimin e pengjeve.

“SHBA-ja ka fluturime të dronëve mbi Gaza i dhe po jep këshilla dhe ndihmë për të mbështetur partnerin tonë izraelit teksa punojnë për lirimin e pengjeve”, tha Pat Ryder.

Dronët MQ-9 Reapers u zbuluan se qarkullonin në ajër nga website publik, Flightradar24.

Dronët Reaper janë përdorur më parë për të kryer sulme ajrore në Afganistan por fillimisht janë përdorur për vëzhgim për shkak se mund të qëndrojnë mbi 20 orë në ajër./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share