Nis sot në Nju Jork grand slam i US Open në tenis, turneu i fundit i madh i këtij viti. Organizatorët e këtij eventi kanë bërë me dije shpërblimet që do të japin për tenistët, që këtë vit kapin shifra rekord.
Në total, për tenistët do të jepen 60 milionë dollarë, duke thyer rekordin e vitit të kaluar (57.5 milionë dollarë). Edhe ata që do të eliminohen që në raundin e parë do të dalin të kënaqur, me 80 mijë dollarë.
Fituesit e këtij turneu do të arkëtojnë 2.6 milionë dollarë, ndërsa finalisti do të marrë gjysmën e kësaj shume. Gjithsesi, rritje kanë premiot në çdo raund, prëfshi edhe lojën dyshe e atë dyshe mikse.