Firmino debuton në Arabi

Braziliani shënon 3 gola për Al-Ahli

Roberto Firmino debutoi me 3 gola me fanellën e Al-Ahli në kampionatin e Arabisë Saudite. Braziliani i cili mban edhe shiritin e kapitenit ishte i vetmi shënues për ekipin e tij në fitoren 3 – 1 ndaj Al-Hazm mbrëmjen e së premtes.

Ish-sulmuesi i Liverpool realizoi 2 herë brenda 10 minutave të para dhe të tretin në të 72’. Al-Ahli është përforcuar këtë sezon për tu kthyer te titulli kampion që mungon prej vitit 2016.

Gjatë merkatos së verës skuadra është përforcuar edhe me Riyad Mahrez, Edouard Mendy dhe Franck Kessie për të qenë konkurruese në kampionatin arab ku kohët e fundit i janë bashkuar shumë yje që ishin pjesë e klubeve të njohur nga Europa.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share