Neymari i kërkon leje PSG-së për largim gjatë kësaj vere

Neymar i ka komunikuar Paris Saint-Germainit se dëshiron që të largohet nga klubi.

Siç raporton gazeta franceze L’Equipe, braziliani dëshiron që të ndryshojë mjedis gjatë kësaj vere.

Ai ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2025, me opsion edhe për një edicion tjetër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është spekuluar se braziliani po kërkon që të rikthehet në Barcelonë, me klubin spanjoll që është i hapur me transferimin, por me një gjë të tillë nuk është duke u pajtuar trajneri Xavi.

Xavi, është thënë se mendon se braziliani mundet ta prishë atmosferën në klub dhe për këtë ende nuk duket shumë i hapur që ta pranojë transferimin e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share