Tifozët e “Zvezdës” nxjerrin tankun në koreografi me mbishkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”

Tifozët e ekipit serb të futbollit “Crvena Zvezda”, kanë prezantuar sot një koreografi skandaloze.

Në ndeshjen miqësore ndaj ekipit italian Fiorentina, “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, raporton Klankosova.tv.

Ky veprim skandaloz ka ndodhur në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të, duke e ndërlidhur atë me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Vlen të theksohet se mediat në rajon kanë raportuar për këtë veprim, ndërsa bie në sy se artikujt e mediave serbe e “glorifikojnë” këtë koreografi, ndërsa ato kroate, e përçmojnë.

“E Tmerrshme / Teksa klubi i tyre në fushë ‘shpërbën’ finalistët e garës evropiane, ‘Delija’ po merret me Kosovën dhe tanket në tribuna”, shkruan mediumi kroat Net.hr.

“FOTO Koreografia e “Delija”-s kundër Fiorentinës. E thërrasin ushtrinë në Kosovë me një tank të madh”, është titulli i mediumit tjetër kroat, Index.hr.

E mediat serbe në përgjithësi e kanë ngritur në qiell veprimin e tifozëve serbë. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share