“Të pashmangshme zgjedhjet e parakohshme nëse…” | Neziri: Shumë vështirë të binden deputetët e opozitës maqedonase për ndryshimet kushtetuese

Nuk mund të jeni për integrimin në BE dhe në të njëjtën kohë kundër ndryshimeve kushtetuese, mendon analisti Xhelal Neziri në emisionin Klan Debat. Sipas tij, politikanët duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë edhe nga rejtingu personal dhe partiak për qëllimin më të madh e që është e ardhmja e vendit dhe rruga evropiane.

“Nëse nuk arrihet të votohen ndryshimet kushtetuese, unë besoj se atëherë të pashmangshme do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe atëherë do të vijë koha që të numërohemi. Kush është pro e kush kundër integrimit në BE? Nuk them të numërohemi në linjë etnike, por përgjithësisht në shtet”, deklaroi mes tjerash analisti Xhelal Neziri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share