Gjoba për 148 shoferë në Shkup, 31 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 masa, nga të cilat 31 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share