Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në profilin e tij personal në Facebook, ka postuar një fotografi krahas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, duke shkruar se të dy kryeministrat janë të dashur për shqiptarët.
Taravari potencon se kush mendon ndryshe nga ky qëndrim, e ka ndërruar ADN-në shqiptare me atë të interesit.
Statusi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti është një nga Kryeministrat më të dashur për ne dhe padyshim ai dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama janë ndër Kryeministrat më të rëndësishëm në botë për të gjithë Shqiptarët dhe PIKË.
Kush mendon ndryshe i ka ndërruar ADN-ja e shqiptarit me ADN-në e interesit…