MPB thotë se e ka arrestuar dhunuesin / Viktima thotë se ai është i lirë

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton akuzat e publikuara në një pjesë të mediumeve për kinse mosreagim të policisë në lidhje me dhunën ndaj M.Z.(24) nga Petroveci-Shkup.  Kështu fillon reagimi i MPB-së në lidhje me lajmin e trajtuar nga Klan Macedonia ku dy gra, nënë e bijë, ishin rrahur brutalisht nga fqinji i tyre.

Nga policia thonë se menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup dhe dhunuesi është privuar nga liria, përcjell KlanM.

“Menjëherë pas denoncimit të marrur nga M.Z se më datën 27.04.2023 në oborrin e shtëpisë së saj në Petrovec ka qenë fizikisht e sulmuar nga E.L nga Petroveci, i cili pastaj e ka sulmuar edhe nënën e saj Z.Z, janë ndërmarrë masa përkatëse. E.L është privuar nga liria dhe në bisedë zyrtare në stacion policor ai e ka pranuar veprën. Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 386 të kodit Penal”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Po ndaj këtij reagimi të MPB-së është kundërpërgjigjur viktima e dhunës. M.Z shprehet e bindur se dhunuesi i saj dhe nënës së saj është i lirë, përcjell KlanM.

“Banditi që më 27 prill 2023 në oborrin tim më sulmoi fizikisht e butalisht mua dhe nënën time duke na goditur me grushte dhe me shqelma, duke na tërhequr për flokë dhe duke na goditur me shkelma në fytyrë, është i lirë dhe shëtit lirshëm. Edhe sa njerëz duhet të sulmohen fizikisht nga ai përbindësh, që ky vend të reagojë”, thuhet në reagimin e M.Z, viktimë e sulmit fizik nga ana e fqinjit të saj./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share