“Kompromis me të ardhmen evropiane nuk bëjmë” – Faton Ahmeti: E kemi seriozisht

Sekretari i përgjithsheëm i BDI-së, Faton Ahmeti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, në lidhje me daljen nga qeveria, por me kusht që të votohen ndryshimet kushtetuese. Ai shtoi se këto qëndrime të BDI-së janë shumë serioze dhe të sinqerta.

“Integrimi i vendi në BE është shumë më i rëndësishëm se prezenca apo mosprezenca e subjektit tonë politik në kuadër të koalicionit qeverisës… Kompromis me të ardhmen evropiane të vendit nuk bëjmë asnjëherë”, tha mes tjerash Faton Ahmeti./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share