Sulmi ndaj TV KLAN/ Osmani: Dënoj fuqishëm veprimet e tilla të censurës, vetëm fjala e lirë siguron shoqëri demokratike…

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka dënuar fuqishëm sulmin dhe fjalorin denigrues të sekretarit të Lëvizjes Besa, Adnan Azizit ndaj Televizionit Klan dhe gazetarëve e panelistëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Osmani në profilin e tij në Facebook shkruan se presioni që bëhet ndaj mediumeve janë kujtesë e censurës dhe cënon fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndër të tjera Osmani thekson se kjo qeveri gjithmonë ka qenë mbështetëse e palëkundur e lirisë së mediave.

Reagimi i plotë:

Në kohët e fundit, kemi vërejtur një tendencë shqetësuese ku mediat e pavarura po përballen me presione të padrejta nga disa individ dhe parti.
Si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i vlerave demokratike, dënoj fuqishëm këto veprime.
Qeveria jonë ka qenë mbështetëse e palëkundur e lirisë së medias, një fakt që është njohur dhe është përshëndetur nga organizatat ndërkombëtare të medias. Liria e medias është një shtyllë themelore e demokracisë.
Përpjekjet për të ushtruar presion mbi mediat e pavarura janë jo vetëm të dëmshme për komunitetin gazetaresk, por edhe për publikun, i cili meriton qasje në informacione të paanshme dhe të larmishme.
Veprimet e tilla janë një kujtesë e censurës, e cila është thelbësisht kundër vlerave bazë evropiane që ne përpiqemi t’i promovojmë.
Vetëm përmes fjalës së lirë mund të sigurojmë një shoqëri vërtet demokratike /TvKlan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share