Krivolak: RMV-ja nikoqir i stërvitjes “Përgjigja e shpejtë 23”!

PETROVSKA: KËRKESË E RE NGA UKRAINA PËR MBËSHTETJE USHTARAKE

Poligoni ushtarak “Krivollak” nga 22 Maji deri më 2 Qershor do të jetë nikoqir i manovrave “Përgjigje e shpejtë 23” që organizohet nga Armata e SHBA-ve për Evropë dhe Afrikë, njofton KlanM.

Në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë rreth 1.850 pjesëtarë të forcave të armatosura të pesë vendeve – Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Një nga zinxhirët kryesor për rajon të sigurt të NATO-s është edhe interoperabiliteti ynë respektivisht të punojmë bashkë, të njihemi dhe t`i përpunojmë procedurat për të vepruar si një forcë që do të garantojë paqën dhe sigurinë. Kjo stërvitje është dëshmi e partneritetit strategjik me SHBA-të aleatin tonë në NATO” – tha Slavjanka Petrovska.

Në këtë press-konferencë, sic percjell KlanM, Ministrja e Mbrojtjes, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ka theksuar se nga Ukraina ka mbërritur kërkesë e re për ndihmë shtesë ushtarake. Sipas saj, informata është e klasifikuar dhe po shqyrtohet në Shtatmadhorinë e ARM-së.

“Javën e kaluar ka mbërritur kërjesa e re. Kuptohet është e klasifikuar ng apala ukrainase dhe po shqyrtohet në Shtatmadhori. Për momentin po bëhen analiza dhe kuptohet jemi të hapur derisa ka nevojë për mbështetje nga RMV-ja” – tha Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

Ndryshe, Shpërndarja e forcave të SHBA-së në Evropës, sipas Zv/ambasadorit amerikan, Mejer, është dëshmi për përkushtimin e vazhdueshëm për Evropë të bashkuar, të lirë dhe në paqë, percjell KlanM.

Sipas tij, në 30-vjetorin e shënimit të partneritetit me Gardën Kombëtare të Vermontit, vazhdojnë aktivitetet në demostrimin e partneritetit të përhershëm RMV – SHBA.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share