Stoltenberg: NATO e merr shumë seriozisht situatën në Kosovë, mbështesim dialogun

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pritur ditën e sotme në një takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Mes të dyve ka pasur edhe një konferencë për shtyp.

Stoltenberg është pyetur në lidhje me situatën në Kosovë teksa ka theksuar se NATO e merr situatën aty shumë seriozisht.

Ai u shpreh se NATO mirëpret qasje konstruktive nga palët në dialog. Stoltenberg u shpreh se mbështet dialogun Prishtinë-Beograd.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të sigurojnë vijimësinë e pranimit në Kosovë. Ka një prani të konsiderueshme të NATO-s në Kosovë e cila ka rezultuar të jetë e rëndësishme për shumë vite. Ne punojmë gjithashtu paralelisht me BE-në në Kosovë. Pra personat e KFOR-it bëjnë mbështetjen e përpjekjeve diplomatike në BE dhe ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e organizuara kohët e fundit në BE, pra nën lehtësimin e BE-së, sa i takon marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. NATO-ja do të vazhdojë që të lehtësojë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit sepse mendojmë se kjo është rruga e vetme drejt zgjidhjes dhe drejt stabilitetit në Kosovë. Tani kemi një mundësi historike që mund të jetë me përfitim për të gjithë rajonin. Ne mirëpresim qasjen konstruktive. Është e rëndësishme që të gjitha palët të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis. Është e rëndësishme që palët të dëshmojnë gatishmëri të qartë në mënyrë të tillë që të gjejnë një mënyrë zgjidhjeje, një zgjidhjeje përfundimtare. Sigurisht, çdo zgjidhje duhet të marrë parasysh respektimin e plotë të të drejtave të njeriut, vlerat demokratike, shtetin e së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. NATO-ja është e pranishme në Kosovë. Ne e marrim situatën aty shumë seriozisht dhe e mbështesim fort dialogun e lehtësuar të BE-së ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Stoltenberg./tvklan.al

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share