Menaxheri i supermarketit vret 10 persona në SHBA

Dhjetë persona janë vrarë me armë zjarri në një supermarket në shtetin amerikan të Virginia. Autori, që sipas policisë besohet të ketë qenë menaxheri i supermarketit, hapi zjarr ndaj klientëve dhe stafit dhe më pas u vetëvra.

Mediat amerikane raportojnë për 10 të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Nuk ka ende një motiv për ngjarjen e rëndë dhe deri tani nuk ka indicie që autori të ketë patur bashkëpunëtor, por ka vepruar i vetëm. Besohet se shumica e viktimave janë punonjës të supermarketit.

Ky sulm me armë ndodh disa ditë pas një tjetër ngjarje të ngjashme, ku brenda një lokali nate të komunitetit LGBT në Kolorado, një person i armatosur hapi zjarr duke shkaktuar 5 të vrarë dhe 17 të plagosur. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share