Stefanija: Kur isha në depresion shoqeria më thoshte mos pi ilaçe merr marihuanë (VIDEO)

Stefanija Graovac kryetar i organizatës për shëndet mendor “Mislla” në emsionin Klan Debat tha se shoqëria e ka paragjykuar dhe stigmanituar pasi një periudhë ka qenë në depresion duke i thënë se nuk ka asgjë dhe se nuk ka nevojë të pije ilaçe.

“Unë kur isha në depresion të gjithë më thonin se jam përtace. Shoqëria më jepte marihuanë duke më thënë që mos të pi ilaçe. U bëra pjesë e organizatës pasi që isha e revoltuar si qytetarët i paragjykojnë personat me probleme mendore. Me personat me probleme mendore duhet të sillemi njejtë sikur me të gjithë personat tjerë”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share