Zgjerohen hetimet ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri

Prokuroria për krim të organizuar ka zgjeruar hetimet për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri.

Bëhet fjalë për një tjetër ngjarje penalo-juridike, ku qeveria përmes sekretarit të përgjithshëm Muhammed Zekiri ka lidhur marrëveshje me një person juridik për shërbime konsulente për riorganizimin e Hekurudhave, njofton prokuroria për Tv Telma.

Prokuroria dyshon se edhe kjo kontratë është lidhur pa tender. Ai dyshohet për shpërdorim detyre që nga prilli, kur Prokuroria për Krim të Organizuar hapi hetimet ndaj Zekirit dhe dy shtetasve të tjerë kroatë, edhe për kontratë për shërbime konsulence pa procedurë të prokurimit publik. Ndërkohë, Gjykata e Apelit Shkup ia ka zgjatur arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share