Stadiumi qytetit në Tetovë, si shkas!

Klubi i futbollit Teteksi ka akuzuar publikisht në Facebook se futbollistët e tij, por edhe futbollistët e Lubotenit, nuk lejohen nga komuna e Tetovës të përdorin as stadiumin e vjetër, as të ri të qytetit në Tetovë për stërvitje apo ndeshje.

“Pra nga këtu duam të pyesim:  A është Shkendija i vetmi klub nga Tetova që ka të drejtë për këtë apo po luhet ndonjë lojë tjetër në prapavijë? Apelojmë tek autoritetet komunale që urgjentisht të thërrasin një mbledhje të përbashkët të të gjitha klubeve të futbollit tetovar dhe nën kujdesin e tyre që urgjentisht të gjendet një zgjidhje për këtë problem, pa u dëmtuar askush.

Në të kundërtën do të detyrohemi të bëjmë thirrje për protesta derisa të sigurojmë të drejtën themelore për sport dhe zhvillimin e sportit tek të rinjtë” – thuhet në njoftimin e KF Teteksi” thuhet pos tjerash në reagimin  kF Teteksi.

Ragimi i Komunës së Tetovës:

Komuna e Tetovës përherë ka vepruar me transparencë dhe përgjegjësi kur kanë qenë në pyetje çështje të bashkëjetesës në mes komuniteteve. Në këtë drejtim, veprimi i dy klubeve futbolistike në lidhje me shfrytëzimin e terreneve sportive në qytetin tonë është një shkelje e qartë e kësaj tradite të transparencës dhe përgjegjësisë.

Reagimi i tyre i fundit ishte tërësisht i panevojshëm dhe i paqëndrueshëm. Ka pasur një takim me përfaqësues të klubeve dhe është arritur një konsensus i qartë. Stadiumi i qytetit duhet të përdoret vetëm për ndeshjet e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, por edhe për ndeshjet me rëndësi të veçantë, si gjysmëfinalet dhe finalet e Kupës së Maqedonisë.

Nga ky aspekt, komuna e Tetovës është e vendosur të garantojë që ky stadium të pajiset me të gjitha kushtet dhe standardet e nevojshme, si një objekt modern dhe funksional që do të plotësojë të gjitha kërkesat e një arene të nivelit të lartë sportiv në qytetin tonë.

Për skuadrat që performojnë në ligat e ulëta, komuna ka një qëndrim të qartë: do të rregullohen fusha të tjera të pajisura me të gjitha kushtet e nevojshme për gara sportive. Kështu një fushë do të ndërtohet pranë Qendrës Sportive në qytet dhe një tjetër në fshatin Saraqinë. Të dy terrenet do të pajisen me infrastrukturën e nevojshme, duke përfshirë dhomë zhveshjeje për ekipet dhe zyra për klubet.

Me këto hapa, Komuna e Tetovës konfirmon përkushtimin e saj për promovimin e sportit në nivel të lartë, transparencë dhe drejtësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në qytetin tonë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share