Sport: Vlladimir Egorov dhe Nakovska-Bikova sportistët më të mirë të Maqedonisë për vitin 2022

Agjencia për Rini dhe Sport dhe Lidhja e Sporteve të MaqedonisëVeriut në një ceremoni solemne zgjodhën më të mirët për vitin 2022. Çmimi për sportistin më të mirë të Maqedonisë i takoi mundësit Vladimir Egorov.

Në konkurrencën e femrave, çmimi për sportisten më të mirë shkoi për Olivera Nakovska Bikova, e cila fitoi titujt si në Kampionatin Evropian ashtu edhe në atë Botëror në gjueti me hark.

Si ekipe më të suksesshme kombëtare u zgjodhën reprezentacioni I hendbollit për senior . Trajner dhe seleksionues më i suksesshëm është Dejan Mitrovski, ndërsa çmimi për federate më sukseshme sportive u shpallë Federata e Hendbollit të Maqedonisë.

Boksieri Petar Arsovski dhe kikboksrja Jadranka Temelkova u zgjodhën si sportistë më të mirë tek të rinjt. Notari i ri Marko Pejçinovski, si dhe Haris Beqiri, i cili ia doli të bënte Everesting, morën çmime për arritjen e vitit. Me statueja nderi u nderuan Kiril Lazarov dhe Goran Pandev.

Ekipi i karatesë i universitetit “Kirili dhe Metodi” u zgjodh ekipi sportiv më i suksesshëm në garën universitare. Klubi sportiv shkollor më i suksesshëm në shkollën fillore është OJF “Vasil Glavinov” nga Velesi, ndërsa nga shkollat e mesme “Niko Nestor” nga Struga.

SPORTISTËT MË TË MIRË PËR VITIN 2022:

Sportiust i vitit : Vladimir Egorov

Sportiste e vitit: Olivera Nakovska Bikova.

Kolosët e sportit të Maqedonisë së Veriut: Kiril Lazarov/Goran Pandev

Federata më e sukseshme nacionale: Federata e Hendbollit të Maqedonisë

Trajneri /Seleksionuesi më I suksesshëm : Dejan Mitrovski – Urko

Kmbëtare më e mire te meshkujt: Reprezentacioni hendbollit meshkuj për senior.

Kombëtarja më e mire te femrat: REprezentacioni I hendbollit senioret

Sportisti më i mire i ri: Petar Arsovski (boks)

Sportiste e re më e mire: Jadranka Temelkova (kikboks)

E arritura e vitit: Marko Pejcinovski (not)/Haris Beqiri (Everesting)

Skuadra më e mirë sportive universitare : Ekipi i Karatesë i Universitetit “Kirili dhe Metodi”.

Ekipi më mire i sporteve të shkollave fillore: Sh.F “Vasil Glavinov” – Veles

Ekipi më i mire sportive i shkollave të mesme: Shkolla e mesme “Niko Nestor” Strugë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share