NBA: Ekipet mysafire ishin në nivel, fitojnë Lakers Warriors, Oklahoma dhe Dallas

Skuadrat mysafire dolen fitues në katër përba;lljet e zhvilluara sot në kampionatin amerrikan të basketbollit NBA. Përballje më interesante ishte ajo mes Milwaukee dhe Lakers, e cila përfundoi m, e fitoren e ekipit mysafirë me rezultatin 124-128. Më efikas ishte

Davis me 34 pikë e 23 kѱrcime , mbështetur nga Russell dhe Reaves, me nga 29 pikë secili. Nga ana tjetë te vendasit Antetokounmpo realizoi një “triple double” me 29 pikë 21 kërcim dhe 11 asist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zhgënjen edhe Miami që pësoi oara tifozëve vendas nga Golden State Warriors me rezultatin 92 – 113. Klay Thompson ishte protagonist i fitores për Warriors, autor i 28 pikëve, ndërsa te Miami më efikas ishte Adebayo me 24 pikë.

Skuadra e Dallas, falë 28 pikëve të Donçiq dhe 24 të Irving, në transfertë mundi Sakramenton me rezultat bindës 132-96 , me çka mbetet në zonën play off. Oklahoma me fitoren kundë Nju Orleans në transfertë me rezultatin 119-112 , ngjitet e para në renditjen e Konferencës së Perëndimit. Më efikas ishte Williams me 26 pikë.

Rezultatet e sotme:

Miami – Golden State, 92-113

Milwaukee – Lakers, 124-128

New Orleans – Oklahoma, 112-119

Sacramento – Dallas, 96-132

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share