Spitali psikiatrik në Bardovcë – ”Shtëpia e tmerrit” në Shkup

KUSHTE KATASTROFALE, MUNGESË STAFI DHE BORXH “DERI NË FYT”

Pas ankesave të familjarëve të personave që janë të shtrirë në Spitalin psikiatrik në Shkup, televizioni Klan Maqedoni kërkoi që të filmojë kushtet brenda. E kjo është ajo që ekipi ynë e pa…

Dritare pa xhama…

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në dimër, ky problem menaxhohet me batanije shtesë. Me ftohtin, sic njofton KlanM, përballen ashtu siç munden, por me mungesën e stafit mjekësor nuk kanë se si t’ia bëjnë.

Kushtet të cilat i patë ishin në repartin e grave në spitalin psikiatrik në Shkup, ku një motër medicinale e vetme kujdeset për 35 pacient, shkojmë t’i shohim edhe kushtet tjera në të cilat jetojnë këto pacient.

Pasi Klan M ishte në repartin e grave u drejtua për të parë kushtet në repartin më të rrezikshëm në spitalin psikiatrik, reparti ku mbahen të burgosurit.

“Tani do të hyjmë në repartin më të rrezikshëm në spitalin psikiatrik këtu në Shkup. Këtu janë persona të dënuar që kanë kryer vepra penale të rënda, vrasje makabre dhe tjera krime të rënda, krime penale. Por, do e shihni edhe vetë, kjo është edhe një ndër ankesat më të mëdha të udhëheqësisë së re sepse nuk ka as sigurim, asnjë polic dhe çdo ditë sulmohet nga një pacient, por sulmohet edhe stafi. Kemi një rast edhe sot ku është sulmuar një pacient me thikë i cili është gjendje të rrezikshme shëndetësore. Më e vështira ishte se këtu ishin të lirë dhe mund të qarkullonin dhe të shkojnë në reparte tjera. Nuk ka as polic, do e shihni se si është këtu.”

Personi që u sulmua sot zakonisht është agresori. Ish boksier, që torturon pacientët tjerë dhe videot i publikon në rrjetet sociale. Në mungesë të sigurimit dhe policisë, pacientin mund ta qetësojë vetëm drejtori. E nëse ka një gjë pozitive tek ky institucion, është objekti i ri i cili u ndërtua disa vite më parë, por sic njofton KlanM, deri më tani nuk ka hyrë në funksion për shkak të procedurave burokratike. Që të jetë i kompletuar horror skenari i Spitalit psikiatrik, sic njofton KlanM, këtu është edhe borxhi prej 28 milion eurove, që e pamundëson këtë institucion që të investojë në objektet por edhe në punësimin e stafit të ri profesional. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share