Horoskopi 17 Dhjetor 2022

Dashi: Edhe pse ndiheni në formë, periudha nuk është pozitive për marrëdhëniet në çift, qëndroni të qetë dhe prisni një moment më të mirë për të konsoliduar një histori ose për të nisur aventura të reja. Në fushën profesionale, projektet e reja janë në prag të materializimit, por edhe këtu nuk duhet të nxitoheni.

Demi: Nëse jeni beqar, mos u tërhiqni në vetvete, mos dilni me miqtë apo edhe thjesht të njohurit, nuk e dini kurrë se dashuria do t’ju trokasë në derë. Mos përjashtoni mundësi të reja pune, mos kini frikë të përfshiheni.

Binjakët: Jeni konfuz dhe kështu rrezikoni të ngatërroni edhe partnerin, mos u shqetësoni, le të kalojnë disa ditë. Puna po ju përfshin shumë herë në situata stresuese, ndaj dhe ju sugjerojmë të bëni pak pushim “të karikoni” energjitë tuaja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gaforrja: Mendoni se diçka po ndryshon në historinë e marrëdhënies tuaj për shkak të partnerit tuaj, por mos u bëni paranojak. Tani duhet të përpiqeni të gjeni njëfarë stabiliteti, edhe në punë, mos bëni plane për të cilat mund të pendoheni.

Luani: Është një periudhë e keqe për dashurinë, përpiquni t’i mbani marrëdhëniet e qëndrueshme dhe nëse jeni beqar, prisni të niseni në aventura të reja. Jeni duke pritur momentin e duhur për t’u “hakmarrë” në nivel profesional.

Virgjëresha: Po rizbuloni qetësinë tuaj, marrëdhëniet në çift dhe marrëdhëniet ndërpersonale në përgjithësi po përmirësohen. Ju mund ta gjeni veten që duhet të merreni me angazhimet e punës në minutën e fundit

Peshorja: Jeni tepër të ndjeshëm, por mos jini të njëanshëm në historinë tuaj të dashurisë, mund të rrezikoni diçka të rëndësishme. Vazhdoni dhe ndiqni planet tuaja pasi në aspektin profesional do të keni zhvilime të reja, projekte të bukura ju presin.

Akrepi: Nëse po kaloni mirë me partnerin, organizohuni edhe me miqtë dhe familjen. Së shpejti do të ketë të reja në fushën e punës, pasi mund të ju ofrohet një projekt që e keni ëndërruar prrej kohësh.

Shigjetari: Është një moment i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri parashikohen takime të reja për beqarët dhe momente butësie për çiftet e konsoliduara. Në punë do lini më në fund një periudhë mjaft negative.

Bricjapi: Sot mund të keni probleme në bashkëveprim me partnerin. E vetmja armë që keni është qartësia. Fatkeqësisht, edhe jeta juaj profesionale do të ndikohet nga tensioni juaj sot.

Ujori: Dita e sotme do të jetë për ju e mbushur plot me pikëpyetje: A mund të ketë projekte të reja për çiftet e vendosura: martesa në horizont? Partneriteti i brendshëm? Apo një fëmijë? Gjithashtu jeni gati për të nisur aventura të reja profesionale

Peshqit: Dukeni të pangopur dhe mund të kërkoni më shumë vëmendje nga partneri juaj. Mundohuni të mos e teproni, rrezikoni ta zemëroni atë. Një projekt profesional mund të realizohet deri në fund të vitit./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share