Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Po ashtu Kurti në mbrëmje e ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me presidentin serb, Vuçiq. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share