Kosova rikthen kushtëzimin: Pa i paguar dënimet nuk mund ta regjistroni veturën…

Dënimet që i marrin për shkelje të rregullave në trafik, qytetarët mund t’i paguajnë përgjysmë më lirë, nëse këtë e bëjnë brenda 15 ditëve.

Por ata që refuzojnë t’i paguajnë dënimet do të hasin në kufizime nga shteti.

Ata nuk do të mund t’i regjistrojnë veturat për aq kohë sa kanë dënime të pashlyera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Megjithëse, ky kushtëzim u largua së fundmi, ai është kthyer përsëri, tash me ligjin e ri për trafikun rrugor.

Kjo thuhet të jetë bërë me shkas, meqë qytetarët në shumë raste nuk i kanë paguar dënimet e që rrjedhimisht ato edhe janë shlyer.

“Nëse ka kaluar afati prej 2 viteve nga shqiptimi i gjobës, atëherë kemi pasur parashkrim të këtyre dënimeve dhe siç e dini të gjitha kushtëzimet e mundshme kanë qenë të hequra”, tha Valdet Hoxha, avokat.

Me ligjin e ri që hyri në fuqi nga dita e djeshme, ndër të tjera, gjobat për shkelje të rregullave në trafik janë shumë më të larta sesa që ishin më herët. /atvlive.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share