Gashi me deklarata të forta | Tregon dhuratën e Kosovës për Serbinë: Ja kush janë dëshmitarët sekretë

Në hapësirën informative ‘100% News’ me gazetarin Besard Jacaj në Televizionin Kombëtar Klan Neës, ishte i ftuar në përmes një lidhjeje me Skype, avokati nga Kosova, Tom Gashi.

Gashi ka folur rreth zhvillimeve të gjyqit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së sidomos për dëshmitarët e mbrojtur.

“Gjëra të tilla me dëshmitarë të mbrojtur dhe ajo që është më keq, me dëshmitarë anonimë, ne do t’i shohim për vite të tëra meqenëse gjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet që në prizmin tim që të zgjasë minimum 5 vite”, tha Gashi.

Gashi theksoi se dëshmitarët e mbrojtur janë të pranishëm në sallë dhe ruhen që identiteti të mos u bëhet publik. Ndërsa, për dëshmitarët anonimë çështja është e komplikuar. Mbrojtja mund të tentojë të dijë kush është dëshmitari në kuptimin e kredibilitetit.

“Është e qartë që shumica e dëshmitarëve janë shqiptarë. Kjo është definitivisht e vërtetë. E thotë prokuroria, por kjo është thënë dhe më herët dhe në raporte të ndryshme, por edhe gjatë grumbullimit të provave që ka bërë Prokuroria Speciale. Një pjesë e tyre janë edhe ish-ushtarë të UÇK apo zyrtarë çfarëdo lloj nivelesh që janë. Sa i përket të tjerëve ne nuk mund ta dimë dhe sa i përket dhe nuk mund ti themi me emra dhe mbiemra”, u shpreh Gashi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share