Marrëveshje për Portin e Durrësit dhe hekurudhën
Mbahet sot në Prishtinë mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë takim të 8-të pritet firmosja e disa marrëveshjeve.
Mbledhja do të nisë rreth orës 11:15 ku Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti do të mbajnë nga një fjalë dhe pas tyre anëtarët e kabineteve do të parashtrojnë marrëveshjet që do të nënshkruhen.
Çështjet ku palët angazhohen të bashkëpunojnë do të jenë infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët dhe katër lirive ekonomike.
Në fokus pritet të tjerë projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë si dhe Porti i Thatë në Kosovë.
Tv Klan