Berisha flet me shifra për krimet zgjedhore: Banditët ofruan nga 10 mijë euro për komisionerët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë këtë të Premte në një konferencë për gazetarët për të folur lidhur me procesin zgjedhor. Ai akuzoi Policinë e Shtetit për bashkëpunim me bandat kriminale që sipas tij pushtuan qendrat e votimit më 14 Maj.

“Farsa elektorale 14 maj 2023 njërin prej aspekteve më të shëmtuara kishte shkrirjen në një të bandave me Policinë e Shtetit nën veprimin e tyre terrorizues, kriminal ndaj zgjedhësve dhe qytetarëve. Bandat u bënë një apo ishin terësish nën ombrellën e policisë, ndaj tyre narko-policia jo që nuk mori masa por u mor me inskenime të turpshme për opozitarët në një kohë kur kamionat me euro qarkullonin në krahun e narko qeverisë.

Në Shkodër, eksponentë tanë të PD u telefonuan nga banditët, u kërcënuan, u ofruan gjer në 20 milionë lekë për komisionerë nga 10 mijë euro për komisionerë, në Lezhë nën mbrojtjen e Policisë së Lezhës bandat shpërndanë para dhe terror gjatë gjithë natës në zonat e ndryshme të rrethit, diku diku janë të filmuara dhe aty duken makinat e bandave dhe të policisë në krahun tjetër për të garantuar veprimtarinë e tyre kriminale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Peshkopi, ishin nën mbrojtjen e Ballukes e cila shoqërohej me banditë dhe drejtonte aksionet banditeske elektorale. Bandat e kthyera nga Dubai, në Elbasan dhe vende të tjera diktuan nën mbrojtjen e policisë vullnetin e qytetarëve. Eksponentë të PD, u bënë pre e atentateve të organizuara për eliminimin e tyre, në Vaun e Dejës, në Lezhë.”

Berisha theksoi se eksponentëve të PD-së dhe komisionerëve u janë bërë oferta me para nga bandat kriminale për blerjen e votës.

“Bandat pushtuan qendrat e votimit siç është rasti i Velipojës. Në Mamurras ata shpërndanë deri në 600 euro votën, të gjitha këto haptaz sepse kishin mbrojtjen e narko-policisë. Në Nikël vrasës trafikantë, bllokuan qendrat e votimit. Vunë në presion të madh komisionerët kurse policia arrestonte një person me një makinë dhe e mashtronte opinionin publik se ai po blinte vota në një kohë kur ai nuk kishte as dhe një qindarkë me vete. Si e si të krijohej zhurma për blerjen e votave nga opozita dhe jo qeveria.”

Ai u shpreh se ka pasur me qindra thirrje drejtuar policisë për të denoncuar këto raste, por kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë.

“Edhe atë ditë, edhe sot ju them numri i policisë, janë bërë atë ditë me qindra thirrje nga opozitarët, policia ose nuk përgjigjej ose u thoshte: paraqiteni me shkrim ankesën. Në një kohë kur qendra e votimit ishte realisht e pushtuar, nuk lejohej të futej vëzhguesi i autorizuar. Ky është aspekti policesk, por ju them ju se një aspekt tjetër më i shëmtuar dhe policesk ka qenë roli i administratës publike si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij e vendi.”/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share