Hasani në Podgoricë, diskutohen projektet e përbashkëta

Qeveria e re malazeze rikonfirmon projektin e Urës së Bunës

Qeveria e re malazeze e Miljoko Spajic do të vijojë zbatimin e projektit me Shqipërinë për ndërtimin e urës të gjatë 310 metra mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin dhe  Velipojën. Konfirmimi ka ardhur nga shefi i diplomacise malazeze Filip Ivanoviç dhe homologu shqiptar Igli Hasani.

“Ne do të fokusohemi veçanërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta, veçanërisht ato që ka të bëjnë me ndërtimin e urës në Bojanë si dhe menaxhimin e përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe ato energjitike do të rrisin potencialin zhvillimor në shumë fusha të ekonomisë.

Ky projekt ishte prezantuar nga ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Ura e re mbi Bunë do të ketë dy korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe rrugica për biçikleta.

Duke folur për korridorin Adriatiko-Jonian, ministri Hasani tha se është një nga prioritetet, sepse lidh Evropën Qendrore me rajonin Adriatiko-Jon.

Përsa i përket situatës në rajon Hasani tha se “Shqipëria është e shqetësuar për disa qëndrime të shteteve që po përpiqen të shkaktojnë destabilitet”.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share