Sot mbaron detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore në vetura

Sot përfundon zyrtarisht procedura për vendosjen e pajisjeve dimërore në automjete.

LAMM rikujton se obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete ka filluar më 15 nëntor të vitit të kaluar, dhe zgjat deri më 15 mars të këtij viti, pra deri më sot.

Ndryshe, dënimi për mosmbajtjen e pajisjeve të detyrueshme dimërore është 45 euro në denarë, sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share