Futboll: Ndeshje interesante sot në top-ligat evropiane

Sot në ligat më të forta evropiane të futbollit në program janë disa ndeshje mjaft interesante. Në Premier League të Anglisë sot në program janë pesë ndeshje të javës së 25-të. Sipari i ndeshjeve të sotme në Premier League, hapet me ndeshjen Fulham dhe Leeds United, takim që fillon në orën 13:00.

Liverpool, e cila po bën çmos të futet në mesin e skuadrave që dërgojnë në Evropë, në “Anfield” do të kërkojë pikët e plota kundër Nottingham, ndeshje kjo që fillon në orën 16:00.

Ballafaqime interesante priten edhe në kampionatin e La Ligës spanjolle ku sot zhvillohen pesë sfidat e javës së 30-të, ndërsa spikat ndeshja me Real Madrid-Celta Vigo.

Ndërkaq, Serie A, sot pasdite zhvillohen tri ndeshjet e radhës, ku veçohet dueli Lazio-Torino.

Në kampionatin e Bundes ligës gjermane gjithashtu priten përballja interesante sidomos takimi Bayern Munich dhe Borussia Dortmund që bëjnë garë të ashpër për titull të kampionit, do të ndeshen me Mainz përkatësisht Eintracht Frankurtin, ndeshje këto që startojnë në orën 15:30.

Në kampionatin francez të Ligue 1, sot në program janë vetëm dy ndeshje dhe ate me fillim në orën 17:00, takohen: Auxerre – Lille dhe në orën 21:00 përballen Lens – Monaco.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share